Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Klubi i njohur turk kërkon Berishën

$
0
0

Victor Valdes-Besiktas nuk finalizohet në martesë. Portieri spanjoll dhe skuadra turke kanë prishur marrëveshjen e arritur, ç’ka bën që për ekipin turk të hapën spirale të reja. Një prej emrave më të fundit është gardiani kuqezi, Etrit Berisha, për të cilin ekipi nga Stambolli është gati të hidhet në sulm. Merkatoja në Turqi mbyllet në orët e fundit të datës 1 Shtator, por koha vrapon dhe klubi bardhezi po përpiqet të përshpejtojë hapat për të gjetur titullarin e portës. Lajmin e bën të ditur gazeta “Sabah” që thekson se edhe portieri i Marseille, Mandanda ka bërë një hap pas duke mos e pranuar ofertën e Besiktas.

Në këtë mënyrë, Berisha ngjitet në krye të listës së ekipit që sezonin e fundit të kampionatit turk e mbylli në vendin e tretë. Drejtuesit e Besiktas kanë udhëtuar drejt Italisë për të nisur bisedimet me homologët lacialë, por nuk ka ende asnjë detaj në lidhje me këtë çështje që mund të finalizohet në limitet e merkatos së verës. Besiktas është skuadra që do të luajë pikërisht kundër Skënderbeut në ndeshjet e Grupit H të Europa League ku bëjnë pjesë edhe Sportingu i Lisbonës dhe Lokomotiva e Moskës. Aktualisht në Turqi militojnë dy shqiptarët, Sokol Cikalleshi dhe Alban Meha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546