Skuadra e Shkëndijës së Tetovës si duket nuk do të ndalet në afatin kalimtar të verës me kaq. Vetëm disa muaj pasi ka liruar futbollistin e saj Sedat Beirsha për në Bursaspor, ka treguar interes që ta kthejë atë përsëri në Tetovës.
Berisha të dielën është kthyer në Shkup pasi kishte ndërprerë konrtatën me klubin turk, kur nuk kishte gjetur hapësirë shkaku i numrit të madh të futbollistëve të huaj.
Sipas burimeve të afërta me futbollistin, mësohet se që të të dielën zyrtarë të Shkëndijës i kanë telefonuar Berishës, e që sot pritet të përfundojnë bisedimet rreth kthimit eventual të tij te Shkëndija.