Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Zbulohet klubi që i bëri ofertë De Biazi-t

$
0
0

Marrja e 3 pikëve në KAS duket një triumf për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Kreu i futbollit shqiptar kërkon të përqendrohemi në këtë drejtim, duke fashitur euforinë për vendimin e KAS-it dhe mbledhur forcat më shumë se kurrë, sepse finalet e “Euro 2016” janë më afër se kurrë, por ato kalojnë pikë së pari nga ndeshja e radhës me Danimarkën.

Ai ka folur për De Biasin, situatën e Kombëtares dhe ofertën e trajnerit italian që ka ardhur nga Arabia.

“De Biasi ka bërë një punë të mirë me kombëtaren dhe duhet të jesh qorr, ose të mos marrësh vesh nga futbolli, të thuash të kundërtën. Në fakt, ndryshe nga paraardhësit e tij, trajneri italian i ka bindur të gjithë, sepse nuk shikoj ndonjë kontestues apo skeptik ndaj tij. Jemi në rrugën e duhur me të.
Nëse më duhet ta vlerësoj me notë De Biasin, unë si president i FSHF-së i vendos “8”. Që të marrë notën 10, duhet të shkojmë në finalet e Europianit të Francës.

Kam dëgjuar për ofertën që i është bërë De Biazit nga një klub tjetër. E dija para se ta thoshte vetë trajneri në media. Me De Biasin kam folur personalisht për këtë dhe ai ma ka pohuar një gjë të tillë, por kam marrë përgjigjen aspak hezituese të tij se nuk lëviz nga stoli i Shqipërisë dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Pra, ai do të respektojë kontratën me Shqipërinë. Kur më tha shumën e madhe të ofertës që i kishte bërë një klub nga Emiratet Arabe, i thashë eja e të shkojmë bashkë atje” ka thënë në humor Armando Duka.

Po për çfarë oferte bëhet fjalë? Klubi është nga Emiratet Arabe dhe oferta është 1.7 milionë euro në kompleks. 1.5 milionë euro në sezon për trajnerin dhe 200 për një nga ndihmësit e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546