Gjatë ceremonisë së dorëzimit të “Këpucës së Artë” për Cristiano Ronaldon, djali i yllit portugez pyeti gjyshen e tij se sa trofe të tillë kishte fituar Lionel Messi.
E nervozuar, gjyshja u përgjigj: “Nuk dua t’ia di fare për Messin. Babai yt ka katër”.
Cristiano Ronaldo mori të martën për të katërtën herë çmimin “Këpuca e Artë”. I shoqëruar nga presidenti dhe trajneri i Real Madrid, Florentino Perez dhe Rafa Benitez, sulmuesi portugez tha se, është një nder i madh për të që të fitojë sërish çmimin që i jepet lojtarit që ka shënuar më shumë gola në Europë gjatë një sezoni.
The post Djali i Ronaldos pyet për Messin dhe acaron gjyshen (VIDEO) appeared first on Shqipmedia.