Mbyllje e pjesëshme e sektorit të stadiumit për ndeshjen e rradhës në Europa League dhe një gjobë prej 20 mijë Eurosh. Ky është ndëshkimi që i është dhënë nga Uefa Lokomotivës së Moskës për koret raciste ndaj shqiptarëve në përballjen e rreth dy javëve më parë me Skënderbeun. Sic bën të ditur në komunikatën zyrtare organizmi i futbollit Europian, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka gjykuar fajtor klubin rus për sjelljen raciste duke urdhëruar mbylljen e pjesëshme të tribunës jugore të Lomotiv Stadion gjatë ndeshjes së rradhës në shtëpi për klubin e Lokomotivës.
Gjithashtu klubi rus duhet të shpalosë në takimin e rradhës në Europë dhe një parrullë të madhe në stadium me mbishkrimin “Jo Racizmit”. Gjithashtu klubi rus ka marrë edhe ndëshkimin financiar nëpërmjet një gjobe prej 20 mijë Eurosh. Kanë qenë këto masat e Uefa-s në lidhje me ndeshjen e 1 Tetorit të kaluar mes Lokomotivës së Moskës dhe Skënderbeut, të njollosur disa herë gjatë gjithë ndeshjes nga koret raciste të tifozëve rusë që përsëritën thirrjet për genocid të tifozëve serb “Vritini Shqiptarët”, si dhe thirrjet “Kosova është Serbi”.
Video Player
00:00
01:31
The post Thirrjet anti-shqiptare, UEFA dënon Lokomotivën e Moskës appeared first on Shqipmedia.