Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Deri ku kanë arritur punimet në stadiumin e Tetovës – VIDEO

$
0
0

Rikonstruimi i stadiumit të qytetit në Tetovë vazhdon sipas planit të paraparë dhe obligimeve të ndërsjella në mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe komunës së Tetovës. Deri më tani ka përfunduar faza e parë që ka të bëjë me mbjelljen e kullosës dhe ndërtimi sistemit të ujitjes. Përgjegjësi i Sektorit për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës Ahmet Qazimi, duke folur për punën e realizuar në stadium, para mikrofonit të TV ART deklaroi

Sa i përktet fazës së dytë që ka të bëjë me ndriçimin e stadiumit, rikonstruimin e tribunave me ulëse si dhe zhveshtoreve konform standardeve të UEFA-s, pritet përfundimi i studimit të fizibilitetit. Këtë e pohoi edhe përgjegjësi i sektorit.

Në bazë të ecurisë së punimeve mund të ndodhë që ndeshjet e para ka gjasa të zhvillohen në pjesën e fundit të sezonit vjeshtor të kampionatit por ndeshjet e sezonit pranveror është e sigurt se tifozët tetovar, do të mund ti ndjekin në këtë stadium./tvArt


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546