Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Manchester United, “mbret” i merkatos

$
0
0

Manchesteri mbetet kryeqendra e merkatos së verës. Edhe pse një vit më parë, Louis Van Gaal nuk u kursye aspak në shpenzime, skuadra e tij nuk arriti të fitonte asgjë gjatë sezonit të shkuar dhe në këtë mënyrë, trajneri holandez vendosi të modifikonte shumë detaje nëpërmjet merkatos së verës. “Djajtë e Kuq” synojnë të rikthehen me prepotencë në majën e botës dhe për ta bërë këtë kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të shpenzimeve pa kriter në tregun e shitblerjes së lojtarëve, duke u bërë klubi që deri në këto momente ka shpenzuar më shumë në merkat. Schneiderlin, Schweinsteiger, Depay e Darmian janë 4 emrat e afruar në grupin e Van Gaal që e ka kaluar kufirin e 100 milionë Eurove të shpenzuara. Por pavarësisht lëvizjeve të shumta asgjë nuk ka përfunduar sepse shitja e Van Persie apo largimi i Falcaos mund të pasohet nga lamtumira e De Geas për të arkëtuar sa më shumë në mënyrë që trajneri holandez të arrijë objektivin e vërtetë, mbrojtësin e Realit të Madridit, Sergio Ramos. Në këtë mënyrë, Djajtë e Kuq janë pretendentë kryesorë që për të dytin vit rresht të bëhen klubi me më shumë shpenzime në merkato.

Po në qytetin e Manchesterit por në krahun tjetër, City ka shpenzuar rreth 70 milionë Euro për Raheem Sterling dhe Roberts e Delph. Në Spanjë, Atletico Madrid përtej çdo parashikimi ka lëvizur më shumë gurë në fushën e merkatos duke shpenzuar 98 milionë. Një shifër e pamendueshme për një klub gati gati modest përpara madhështisë së Realit apo Barcelonës, por këtu nuk llogariten të ardhurat që janë siguruar nga shitja e Mandzukic, Turan, Mirandas apo Ansaldit. Të gjitha fuqitë Atletico i ka përqëndruar në repartin e sulmit që pasurohet me dyshen Vietto-Jackson Martinez, ndërsa Savic dhe Filipe Luis janë dy afrimet më të fundit në mbrojtje. Por përtej Madridt është Valencia që thyen kufirin e shpenzimeve marramendëse me 109 milionë Euro, 92 prej të cilave i ka derdhur për lojtarë të huazuar që janë pjesë e klubit prej disa kohësh.

Në Serie A, Juventusi bën ligjin me 83 milionë ku pjesën më të madhe të peshës e mbajnë blerjet e Mandzukic, Dybalas dhe Simone Zaza-s, ndërsa Interi dhe Milani kërkojnë të rikthejnë prestigjin me respektivisht 61 dhe 58 milionë Euro të shpenzuara. Në pjesën tjetër të Europës, Paris Saint Germain thyen çdo parashikim sepse deri në këto momente ka shpenzuar vetëm 7 milionë, ndërsa Bayerni i Mynihut ka kapur një shifër 10 herë më të lartë me blerjet e Douglas Costa dhe Arturo Vidal. Kur duhen edhe rreth 40 ditë nga afati final, skuadrat po ziejnë ndërsa shumë emra vazhdojnë të lakohen në selitë e klubeve. Manchester United mbetet në krye të fronit, por milionat e sheikëve mund të shkaktojnë surpriza në momentet e fundit. Gara mbetet e hapur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546