Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Adnan Januzaj kërkon rolin e dhjetëshes te Manchester United

$
0
0

Mesfushori shqiptar nga Kosova Adnan Januaj ndihet më i fortë se kurrë në ditët e para të fazës përgatitore që Manchester United po e zhvillon në SHBA.

Januzaj në pjesën e dytë të ndeshjes së parë të turneut në SHBA para pak ditësh, luajti në pozitën e dhjetëshes – pas sulmuesve dhe kjo pozitë, është ajo që po kërkon kosovari tash e sa kohë.

Manchester United fitoi ndeshjen e parë kundër Club America me rezultatin 1:0. Në këtë turne marrin pjesë edhe PSG-ja, Los Angeles Galaxy, Chelsea, Fiorentina, Barcelona, New York Red Bulls, Benfica e San Jose Earthquakes.

“Më pëlqen kjo pozitë”, ka thënë Januzaj të martën në një intervistë dhënë uebfaqes zyrtare të klubit anglez, Manchester United. “Si lojtar i ri, gjithmonë kam luajtur në pozitën e dhjetëshes. Vetëm dy apo tre vitet e fundit unë kam luajtur në krah dhe si sulmues.

Por, pozicioni që unë pëlqej është prapa sulmuesve. Megjithatë unë do të respektoj dhe do të jem i lumtur kudo që trajneri dëshiron të më vendos”, ka theksuar 20-vjeçari.

Mesfushori ka thënë se është i gatshëm që të luftojë për një vend në ekipin e parë të United.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546