Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Barcelona dhe PSG e nisin turin veror me fitore – VIDEO

$
0
0

Barcelona e nisi me fitore fazën përgatitore, teksa në ndeshjen e saj të parë në International Champions Cup arriti të mundë 2-1 Los Angeles Galaxy në Pasadena.

Në sfidën që vuri përballë ish-kapitenin e Liverpoolit Gerrard kundër ish-sulmuesit të “The Reds” Suarez, ishte pikërisht uruguajani që u shfaq më mirë. Në “Rose Bawl” blaugranat dhe pse pa Messin dhe Neymar e dominuan formacionin amerikan edhe pse në 45 minutat e para krijuan pak raste për shënim. Vetëm pak sekonda para pushimit ishte pikërisht Suarez, që I dha epërsinë skuadrës së tij.

Në pjesën dytë si Bruce Arena gjithashtu dhe Luis Enrique ndryshuan shumë emra në fushë, me Barcelonën që u shfaq më e rrezikshme. Në të 55-tën, Sergio Roberto me një goditje të fortë brenda në zonë shënoi dhe golin e dytë për katalanasit.

Los Angeles Galaxy, që koleksionoi disa raste pas këtij moment arriti të gjejë golin në të 91-tën, pas një goditje të saktë me kokë të Tommy Meyer, që shfrytëzoi një harkim nga këndi. Man.Utd gjithashtu arriti të fitojë 3-1 në këtë turne ndaj San Jose, ku dy gola u shënuan nga blerja e verës Depay, ndërsa I treti nga Andreas Pereira.

Emocione dhuroi dhe sfida mes PSG dhe Fiorentinës, që u mbyll me fitoren 4-2 të parizienëve me Zlatan Ibrahimovic që realizoi golin e 3-të për të tijtë, ndërsa spikati dhe i riu Agustin me një dygolësh.


Paris-Fiorentina: 3 minutes by PSG


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Trending Articles