Abdylmenaf Bexheti
Emra të përvetshëm për institucione të ,,përgjithshme,,!
Nuk më befason veprimi i tyre por heshtja jonë! Sikur asgje nuk ndodhë!
(Jo)Rastësisht marrë një ftesë nga një mikë për një takim diku te ,,Pallati,, i ministrisë së jashme me emërtim të përvetshëm vetëm në maqedonishtë dhe anglisht (Pallata Boris Serafov), mbase për të më provokuar për këtë fushatë të re/vjetër!
Ku është kufiri i çmendurive të kësaj garniture? Ku janë ,,trimat,, tanë-,,Gjithmonë faqe zi,,?
Para ca ditësh dërgova disa afarist/partner kinez te ,,Muzeu,, i pandryçuar i Nënë Terezës dhe kërkova nga rrojtari në ora 18,00 ti aktivizojë dritat dhe mu përgjigjë se ishin djegur dhe skishte drita! I sinqert ishte i shkreti se kur i thashe merrni disa prej ,,te kali,, karshi, mblodhi supet në shenjë të pamundësisë. Mbase se kuptoi se ishte metaforë kërkesa ime! Përderisa te Nënë Tereza kursejm drita, ,,Kryqi i Mileniumit,, kuajt e ,,heronjëve,, apo plakat e shëtitores me shadërvanë te ,,kali i Madhë,, e gjithandej nëpër Shkup ndryçojn pandalë!!!
Shumë keqë për normalizimin tonë me abnormalitetin. Për imunitetin tonë ndaj servilitetit. Për përvetësimin e të përgjithshmes dhe përgjithësimin e të veçantës! Keq e më keq!
Zoti na ndihmoft!
The post S’kanë fund çmenduritë e kësaj qeverisje! appeared first on Shqipmedia.