Çerekfinalja e Kupës së Maqedonisë do të përplasë Shkëndijën me Vardarin e Shkupit, dy pretendentët më të mëdhenj për titujt vendor. Ndeshja e parë luhet si ‘vendas’, ndërsa revanshi në fushë të Vardarit.
Sot në zyrat e FFM-së në Shkup është hedhur shorti për dyshet e fazës së çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija ka tërhequr Vardarin dhe përmes dy takimeve me konkurentin më të madh do të kërkohet vazhdimi i garave në këtë kompeticion, ku njëjtë si në kampionat edhe këtu kërkohet trofeu.
Terminet e zhvillimit të ndeshjeve do të vërtetohen edhe një herë, por sipas gjithë gjasave takimi i parë në ‘fushë’ të Shkëndijës do të luhet më 25 nëntor në orën 13:00, ndërsa takimi i kthimit duhet të jetë në program më 2 dhjetor në Shkup.
Kujtojmë se trofeu i Kupës së Maqedonisë është i vetmi që mungon në vitrinat e Shkëndijës.
Ndryshe, ndeshja e parë me Vardarin sipas të gjitha gjasave do të luhet në Tetovë pasi deri atëhere do të përfundojë pjesa e parë e renovimit të stadiumit të Tetovës ashtu siç kanë njoftuar nga komuna e Tetovës disa ditë më parë njofton Shqipmedia.
The post Shkëndija – Vardar për Kupë, ja ku do të luajnë ndeshjen tetovarët appeared first on Shqipmedia.