Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Izairi, përsëri konfuz. Nuk ka përgjigje konkrete për ndotjen në Tetovë! – VIDEO

$
0
0

Derisa tetovarët presin zgjidhje emergjente dhe konkrete për ndotjen masive në rajonin e Tetovës, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi nuk ka përgjigje konkrete se a do të mbyllet ose jo ndotësi kryesor kombinati metalurgjik “Jugohrom”.

Ministri Izairi i’u shmang këtij problemi, duke dhënë një përgjigje më gjithëpërfshirëse.

‘’Faktorët që ndikojnë në ndotjen janë të shumëfishtë , duke u nisur nga energjetika deri te ato që janë personale, ndikon edhe amvisëria, ndikon edhe komunikacioni, ndikon edhe industria përveç industrisë së rëndë e kështu me radhë. Sa më parë ne ta kuptojmë se kush është ndikues, indikator në atë ndotje, aq më lehtë do e kemi për ta zgjidh si problem edhe në rastin e Tetovës edhe të Shkupit edhe në rastin e Kërçovës edhe në rastin e Kavadarcit, ne i kemi indikatorët që bëjnë ndotje por kemi edhe shumë faktorë të tjerë për shkak të kushteve klimatike të tanishme që ndikojnë në ndotjen e ajrit’’, tha Izairi.

Ministri Izairi ka theksuar se vendimin për rastin e “Jugohromit” duhet ta marrë Qeveria dhe se ministria që drejton ai ka bërë një kërkesë për mbylljen e këtij gjiganti ndotës.

Ndërkohë, banorët e Tetovës vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje , duke ritheksuar kërkesat për mbylljen e kombinatit metalurgjik “Jugohrom”.

Arianit Xhaferi nga organizata “Ekogerilla” nuk përjashton protesta, në rast se nuk ka zgjidhje gjatë kësaj periudhe të dimrit, të mos ketë zgjidhje për problemin e ndotjes.

“Do të doja që ti bëjë një thirrje që nga këtu ministrit të mjedisit Nurhan Izairit i cili është pikërisht nga Tetova, që është e pafalshme të jesh ministër i ekologjisë dhe Tetova të jetë qyteti më i ndotur në botë, është e pa falshme”, thotë Arianit Xhaferi.

Sipas të dhënave të Institutit “Numbeo” që ka të bëjë me ndotjen dhe kushtet e jetës, Tetovës radhitet si një ndër vendbanimet me ajër më të ndotur në botë. Grimcat toksike “Pm10” në Tetovë gjatë sezonit të dimrit të kaluar kanë arritur shifra të larta deri në nivelin 988, shifër kjo e cila është 20 herë më e lartë se ajo që është e lejuar.

The post Izairi, përsëri konfuz. Nuk ka përgjigje konkrete për ndotjen në Tetovë! – VIDEO appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546