2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2.
Dioksidi i karbonit është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjellë numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale, e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, 223 000 njerëz në vitin 2010 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren etj. Në zonat urbane nivelet e PM-së janë më të larta. Ekspozimi i tepërt ndaj grimcave të larta të PM-së rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe probleme me frymëmarrjen, po ashtu edhe kancer në mushkëri.
Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën.
Ne edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla të Ballkanit, në sipërfaqe dhe numër, kemi koeficientin më të lartë të ndotjes mjedisore, dhe kjo vjen si shkak i një kaosi total gjithpërfshirës, që na identifikon më së miri nga shumë vende të tjera të botës. Problemet kryesisht lidhen me infrastrukturën e rrugëve, ka rrugë të pashtruara pa fund, me aktivitetet ndërtimore të pakontrolluara, me rritjen e shpejtë të numrit të automjeteve gjatë ketyre viteve të fundit, me gjeneratorët me naftë dhe mbi të gjitha, nga mungesa e hapësirave të gjelbëra dhe shkatërrimi ditë pas dite i atyre ekzistuese. Pra, neqoftëse në mbarë botën përballë sfidave ekologjike po flitet dhe po konkretizohen plane mjedisore në favor të shtimit të parqeve apo hapësirave të gjelbëra, ne ende vazhdojmë të veprojmë në kah të kundërt. Jemi në një progression të zhdrejtë me natyrën, veten edhe botën sepse po vazhdojmë ende të sulmojmë natyrën, dhe qytetari shqiptar me sa duket po vazhdon të vuajë pasojat e një tranzicioni kombëtar që nuk po mbaron kurrë!Përballë këtyre treguesve alarmmantë botërorë le të bëjmë një analizë të thjeshtë të situatës sonë mjedisore për të kuptuar më mirë se kush është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe cila është gjendja aktuale. A duhet të shqetësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të menjëhershme apo problemi nuk është koherent?!
Le të fillojmë thjesht të flasim për problemin, të kuptojmë rëndësinë e edukimit mjedisor dhe rolin e tij në shoqëri. Të ndërgjegjësohemi se edhe ne mund të ndryshojmë. Të mos të vazhdojmë të bëhemi shkak i shkurtimit të jetëgjatësisë sonë në pavetëdije.
Sot është momenti që të flasim për atë që askush më parë nuk ka dashur të flasë dhe që ende nuk po flet, le të mos humbim më kohë sepse….Jeta është shumë e shkurtër për të pritur shumë gjatë!
Tetova qyteti më i ndotur në botë
Tetova sot është qyteti më i ndotur në botë. Sipas faqes së internetit Numbeo, Tetova është e para në listë. Qyteti ka një indeks prej 101.35 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër. Kjo është disa herë më shumë se në Pekin, Sao Paulo dhe shumë kryeqytete të tjera të botës.
Në këtë ueb faqe çdo ditë publikohet një listë e matjeve të vazhdueshme të ndotjes së ajrit në botë.
The post Pasojat nga ndotja e ajrit appeared first on Shqipmedia.