Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Modriç shpreson se Ramos nuk do të largohet, ai është i rëndësishëm për Realin

$
0
0

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç shpreson Sergio Ramos nuk do të largohet nga skuadra madrilene.

Mbrojtësi spanjoll është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi, madje, sipas mediave spanjolle, tashmë lojtari ka pranuar kushtet që i ka ofruar klubi nga “Old Traffordi”.

Modriç shpreson se Ramos do të mbetet tek “Los Blancos”, sepse sipas tij, spanjolli është lojtar shumë i rëndësishëm i madrilenëve. “Shpresoj se Sergio do të qëndrojë, sepse ai është shumë i rëndësishëm. Ai është kapiten ynë, një udhëheqës jashtë dhe brenda”, ka thënë Modriç, transmeton Kpress.

“Ai është i lumtur. Unë mendoj se ai do të qëndrojë dhe është mbrojtësi më i mirë në botë. Ne nuk duhet të pyesim atë për të qëndruar, ai dëshiron të jetë këtu me ne, unë jam i sigurt për këtë”, ka theksuar ish ylli i Tottenhamit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Trending Articles