Barcelona ka mbyllur biznesin e vet sa u përket përforcimeve për këtë afat kalimtar të verës.
Presidenti Josep Bartomeu ka thënë se kampionia e Spanjës dhe e Evropës është e kompletuar për edicionin 2015/16. Barcelona gjatë kësaj vere ka transferuar mesfushorin Arda Turan nga Atletico Madridi dhe mbrojtësin e krahut, Aleix Vidal, nga Sevilla.
Bartomeu po ashtu ka siguruar se Barcelona nuk do të shesë asnjë lojtar, duke shtuar se trajneri Luis Enrique ka kërkuar që të mbyllet gjithçka para kohe.
Megjithatë, as Turan e as Vidal nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Enrique deri në janar të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak se Barcelona është e dënuar nga FIFA, pasi kishte thyer rregullat për transferimin e futbollistëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.
Në bazë të komenteve të Bartomeut, kuptohet se edhe sulmuesi Pedro Rodriguez që ka kërkuar largimin në Premier League pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Chelseat, do të mbetet në “Camp Nou” për edicionin e ri.