Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Platini më influenti në botën e futbollit, tani në krye të FIFA-s?

$
0
0

E përditëshmja franceze L’Ekuipe shkruan se në ditët e ardhshme Michel Platini pritet të konfirmojë kandidaturën e tij për postin e presidentit të Fifa-s për zgjedhjet që do të mbahen shkurtin e ardhshëm, do të ishte padyshim favoriti absolut për të fituar garën, por ndërkohë presidenti aktual i Uefa-s merr vlerësimin si njeriu më me influencë në botë në futboll, nga rrjeti prestigjioz amerikan ESPN. Sipas këtij studimi Michel Platini është de fakto numri një në botën e futbollit si njeriu me ndikimin më të madh në lojën më popullore në botë. menjëherë pas tij në vendin e dytë vjen Jorge Mendez, agjenti i disa prej futbollistëve dhe trajnerëve më të famshëm. Në fakt portugezi menaxhon karrierën e njerëzve të tillë si Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo, gjysmës së lojtarëve të Realit të Madridit dhe shumicës së yjeve të Amerikës Latine. Podi mbyllet me presidentin e Premier League Richard Scudamore, pas tij vjen shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut Karl-Heinz Rummenige ndërsa në vendin e 5-të vjen i pari futbollist në listë, Lionel Messi. Argjentinasi i Barcelonës qëndron një pozicion para presidentit të Realit të Madridit Florentino Perez, në vendin e 6-të ndërsa pas tij ndodhet sheiku i PSG Nasser Al Khelaifi. Vetëm në vendin e 8, Seb Blatter, presidenti aktual i Fifas . Në vendin e 9 Cristiano Ronaldo që humbet sfidën virtuale me rivalin e përjetshëm Messi dhe dhjetëshja e parë mbyllet me sekretarin e përgjithshëm të Uefas, Gianni Infantino që i paraprin Pep Guardiolës.

Ja dhe lista e plote me njerezit me me influence ne boten e futbollit sipas ESPN:

Michel Platini
2. Jorge Mendes
3. Richard Scudamore
4. Karl-Heinz Rummenigge
5. Lionel Messi
6. Florentino Perez
7. Nasser Al-Khelaifi
8. Sepp Blatter
9. Cristiano Ronaldo
10. Gianni Infantino
11. Pep Guardiola
12. Issa Hayatou
13. Roman Abramovich
14. herbert Hainer
15. Ebrahim Al-Khalifa
16. Ed Woodward
17. Jerome Valce
18. David Gill
19. Christian Sifert
20. Pierluigi Collina
21. Nelio Lucas
22. Andrea Agnelli
23. Jaume Roures
24. Marina Granovskaia
25. Peter Lim
26. Jose Mourinho
27. Khaldoon Al-Mubarak
28. Johan Cruyff
29. Louis van Gaal
30. Sunil Gulati
31. Mino Raiola
32. Javier Tebas
33. Vincent Kompany
34. Frederic Thiriez
35. Vitaly Mutko
36. Sheikh Hamad
37. Gary neville
38. Theo van Seggelen
39. Gianluca Di Marzio
40. Pele
41. Arsene Wenger
42. Jorge Pinto da Costa
43. Philippe Blatter
44. Sheikh Ahmet
45. Gordon Taylor
46. Zdravko Mamic
47. Barney Francis
48. Kia Joorabchian
49. Loretta Lynch
50. David Chung


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546