Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Kush është Berat Xhimshiti, përse zgjodhi Shqipërinë

$
0
0

Ka emrin e qytetit të njëmijë e një dritareve. Emër puro shqiptar, ndaj s’mund të refuzonte ngjyrat kuqezi. Fjala është për Berat Xhimshitin, lojtarin e FC Zyrihut në kampionatin zviceran, që ka vendosur përfundimisht të luajë me kombëtaren e gjakut të tij, Shqipërinë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë trajneri De Biazi, që e shikon mbrojtësin në fjalë si përforcimin e duhur në prapavijën kuqezi për dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit.

Po ashtu, e ka njoftuar edhe klubi i tij zviceran nëpërmjet një komunikate për shtyp. 22- vjeçari kishte mundësinë të luante për Zvicrën dhe Shqipërinë, duke patur nënshtetësi të dyfishtë, por vendimi i tij ka qenë në favor të ngjyrave kuqezi. Pra, vërtet kemi një Shkodran te Gjermania, por jo një Berat te Zvicra. Berat Xhimshiti ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhjeje nëpërmjet një deklarate të shkurtër në faqen e klubit, ku shprehet: ”Drejtuesit e Federatës Shqiptare më kanë ndjekur prej muajsh dhe më kanë kërkuar disa herë, ndaj dhe unë ju kam dhënë atyre premtimin se do të luaj në të ardhmen me Shqipërinë”.

Kujtojmë se mbrojtësi 22-vjeçar është pajisur me shtetësinë shqiptare para disa ditësh, kështu që nuk ka asnjë pengesë për të luajtur me kombëtaren tonë. Ai është aktivizuar me ekipet e moshave dhe U-21 të Zvicrës, por ky fakt nuk përbën problem, ngaqë federata helvete nuk ka pretendime për të. Trajneri De Biazi ka paralajmëruar se do ta ftojë Xhimshitin për ndeshjet e radhës kualifikuese, me Danimarkën në Kopenhagë, më 4 shtator, dhe ndaj Portugalisë në “Elbasan Arena”, më 7 shtator.

Berat Xhimshiti, pjesë e FC Zyrihut, është një nga mbrojtësit më premtues të Superligës Zvicerane. Edhe pse është vetëm 22 vjeç, ai është titullar te FC Zyrihu prej një kohë të gjatë. Mediat helvete shkruajnë gjatë portretizimit të tij se “është një lojtar agresiv, ngaqë ka përcjellë mentalitetin e prindërve të tij, të cilët janë nga Shqipëria.

Jashtë fushës së blertë, megjithatë, mbrojtësi qendror preferon vende të qeta, relaksohet me lojëra kompjuterike. 22-vjeçari ka thënë në një intervistë se besimi është shumë i rëndësishëm për të. Perëndia i jep forcën për t’u përballuar me situata të pakëndshme. Xhimshiti thotë se mendërisht është shumë i fortë. Ka mbërritur deri këtu, në futboll, falë mbështetjes së miqve dhe të afërmve. Endërron që së shpejti të mund të luajë jashtë vendit, në qoftë se çdo gjë do të përshtatet. Skuadra që simpatizon dhe do të donte të luante me të është Bajerni i Mynihut.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546