Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all 546 articles
Browse latest View live

Tensione në relacionin Podgoricë – Moskë

$
0
0

Protestat e një pjese të opozitës, e cila është tubuar në të ashtuquajturin Fronti demokratik, i kanë acaruar marrëdhëniet zyrtare në relacionin Podgoricë – Moskë deri në masën që nga vet Kremlini është akuzuar pushteti malazez për demonizim të Rusisë.

Ndërkaq, Podgorica është përgjigjur se është e dukshme që Moska po i mbështetë protestat në mënyrë që ta pamundësojë hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij në Lublanë, të martën, ka deklaruar se mbështetja e tillë e Moskës zyrtare për protestat ka qenë e qartë.

“Nuk ka nevojë për interpretim. Rusia ka dërguar tri porosi të qarta dhe të drejtpërdrejta përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Porositë kanë qenë më shumë se të drejtpërdrejta dhe më shumë se eksplicite”, ka thënë Gjukanoviq.

Vetëm disa orë pas kësaj deklarate të Gjukanoviqit, i cili po ashtu ka theksuar se Moska po provokon trazira në Podgoricë, për t’ia zvogëluar shanset e malit të Zi për të hyrë në NATO, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë.

Në deklaratën e saj, Moska e ka fajësuar Gjukanoviqin se ai dëshiron ta bartë përgjegjësinë për përplasjet në Podgoricë, për siç thuhet “injorimin e tërësishëm të mendimin të pjesës së rëndësishme të shoqërisë malazeze”.

Në këtë deklaratë për shtyp, gjithashtu thuhet se “Gjukanoviqi, në asnjë mënyrë nuk provuar qëndrimet e tij për përzierjen e Rusisë në nxitjen e tensioneve sociale në Mal të Zi, pasi që fakte të tilla nuk ka”.

Kremlini zyrtarë gjithashtu ka folur për protestat disa javore të një pjese të opozitës duke konstatuar se është mjaft i brengosur për “dhunë të tepërt, të cilën autoritetet e Malit të Zi e kanë përdorur për të ngulfatur protestat e qeta”.

Ndaj deklaratave të autoriteteve Ruse, ka reaguar Qeveria e Malit të Zi, duke konstatuar se deklaratat e fundit të Ministrisë së Jashtme ruse janë vërtetim i bazimit të pretendimeve të Gjukanoviqit për përzierjen e Rusisë në protestat kundër NATO-s.

Në anën tjetër, senatori amerikan, Jon McCain, duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka theksuar se ky do të nënkuptonte një përparim për Malin e Zi, por edhe për NATO-n.

“Jam i lumtur që administrata amerikane e ka mbështetur Malin e Zi dhe e ka mbështetjen e plotë të Kongresit. Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne që këtë proces ta inkurajojmë. Kjo është një kohë e rrezikshme, me Putinin në hov dhe besoj që Malit të Zi i nevojitet anëtarësimi në NATO. Rusia po vazhdon ta inkurajoj opozitën që të jetë mjet i propagandës së saj”, ka theksuar senatori Mc Cain.

Por, çfarë thonë analistët politik lidhur me situatën e krijuar në relacionin Podgoricë – Moskë?

Kryetari i Qendrës për studime ndërkombëtare në Zagreb, Rradovan Vukadinoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se është e dukshme që Rusia ka interes afatgjatë dhe strategjik për Malin e Zi, gjë që e ka treguar me një numër shembujsh.

“Këtu në Ballkan, Mali i Zi, së bashku me Serbinë, është pika e vetme ku Rusia eventualisht mund të kërkoj marrëdhënie miqësore. Prandaj, hyrja e Malit të Zi në NATO, për Rusinë do të thotë që një ide e tillë është e shlyer në mënyrë definitive”, theksoi Vukadinoviq.

Boshko Jakshiq, njohës i zhvillimeve politike nga Serbia, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rusia mund të pajtohet me faktin që vendet e Evropës juglindore të hyjnë në Bashkimin Evropian, por kurrsesi nuk pranon që NATO-ja të zgjerohet në Ballkan.

“Është e qartë që Moskës në asnjë mënyrë nuk i konvenon afrimi në NATO i Malit të Zi, dhe nëse ndërlidhen gjërat, natyrisht që i konvenon e gjithë ajo që është dëgjuar në protestat e opozitës në Mal të Zi dhe pastaj, ajo i mbështet qëndrimet e opozitës”, ka theksuar Jakshiq.

Ai parasheh që marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Podgoricës dhe Moskës, do të jenë mjaft të këqija dhe të tendosura, për një kohë të gjatë./rel

The post Tensione në relacionin Podgoricë – Moskë appeared first on Shqipmedia.


Maqedonia drejt izolimit ndërkombëtar

$
0
0

Е ardhmja e Maqedonisë po vihet në pikëpyetje pasi vendi rrezikon të izolohet si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes politike, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare duke komentuar reagimin e përbashkët të ambasadorëve të pesë shteteve më relevante lidhur me zvarritjen e zbatimit të marrëveshjes politike.

Ata i bënë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski “që të autorizojë ekipin e tij për të gjetur zgjidhje për çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen politike, si dhe të zbatojë reformat e nevojshme të cilat do të krijojnë terrenin për zgjedhje të besueshme, të lira dhe demokratike…si dhe të punojë në kompletimin e ekipit të prokurores speciale dhe sigurimin e kushteve për punë“.

Por, këtij reagimi kryeministri Gruevski i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter ku kishte shkruar se “për të ardhmen e Maqedonisë vendos vetëm populli“.

Ish ambasadori i Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, Denko Maleski thotë se Gruevski tani ndodhet në “luftë të hapur me bashkësinë ndërkombëtare“ dhe se këtë sipas tij, e dëshmon edhe fakti se deklarata e ambasadorëve u bë para qeverisë së Maqedonisë.

“Dallimet që kanë ekzistuar mes kryeministrit dhe ambasadorëve tashmë kanë kaluar në luftë të hapur diplomatike. Praqitja e ambasadorëve para qeverisë flet qartë se komunikimi mes tyre praktikisht është ndërprerë. Kjo është një situatë shumë e pavolitshme për shtetin”.

“Është e paqartë për mua se si kryeministri mendon të udhëheq me shtetin në një konfrotim të tillë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të. Besoj se në ditët në vazhdim do të arritet ndonjë marrëveshje pasi në të kundërtën nuk po i shkruhet mirë shtetit, e as perspektivës politike të kryeministrit. Maqedonia do të ketë pasoja në procesin e integrimit dhe në rast të humbjes së rekomandimit pasojat do të shtrihen edhe në planin e brendshëm, në raportet mes dy komuniteteve më të mëdha“, thotë Maleski.

Nga ana tjetër, Alajdin Demiri, njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë se deklarata e ambasadorëve është shansi i fundit për kryeministrin Gruevski, i cili sipas tij edhe kësaj radhe nuk do t’i marrë seriozisht rekomandimet e tyre gjë që vërehet edhe në reagimin e tij.

“Reagimi i Gruevskit paraqet një arrogancë të një pushtetari të pa qenë, i cili mbështetet dhe kërkon ndihmë të demokracisë, por në të vërtetë ai instalon jo demokracinë”.

“Zbatimi i marrëveshjes politike është mundësia e fundit që Maqedonia të hyjë në proceset demokratike duke filluar nga zgjedhjet. Por, Gruevski me ndihmën e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit është duke e penguar zbatimin e saj për arsyje se tenton të shpëtojë veten. Këtu qëndron problemi dhe tani ai përgjegjësinë për demokratizimin tenton t’ja kalojë popullit“, thotë Demiri duke mos e përjashtuar mundësinë e një krize të thellë me pasoja të rënda.

“Pasojat e kësaj do të jenë fatale për vendin. Për momentin qytetarët nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë izolim, por ku do të vije, atëherë do ta shohin dhe shanset që Maqedonia ka humbur“, thekson Demiri.

Mosmarrëveshjet mes partive kanë të bëjnë me kompetencat e Ministrave për punë të brendshme dhe punë e politikë sociale, që duhet t’i udhëheqë opozita në qeverinë kalimtare. VMRO-ja kërkon që të gjitha vendimet të merren me konsensus apo që zv/ministrat që do të jenë nga kjo parti të kenë të drejt vetoje në çdo vendim të ministrit.

Dallime ka për propozim-ligjin që parasheh ndalimin dhe dënimin me burg për drejtuesit e medieve nëse publikojnë pjesë nga bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve, por edhe për çështje tjera.

Pikat kryesore të marrëveshjes duhej të zbatoheshin deri më 20 tetor që të fillohet me çështjet tjera për përgatitjen e vendit për zgjedhjet e parakohshme të parapara për 24 prill të vitit të ardhshëm./rel

The post Maqedonia drejt izolimit ndërkombëtar appeared first on Shqipmedia.

Roma rimerr kreun e Serisë A; fiton Napoli e Milani, humbet Juventusi

$
0
0

Roma mundi 3-1 Udinezen duke i rimarrë Interit pas 24 orësh kreun e Serisë A.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Rudi Garcia-s e patën më të lehtë nga sa e kishin menduar të thyenin këtë kundërshtar, i cili rikthehet pas 4 javësh te humbja.

Vendasit e nisën me vrull ndeshjen dhe brenda 10 minutave të para shënuan 2 herë me Pjanic dhe Maicon. Këto dy gola të shpejtë dhe hutimi i Udinezes i dhanë mundësinë Romës të administronte lojën dhe të rrezikonte sa herë që i jepej mundësia.

Në pjesën e dytë, Gervinho vulosi fitoren e 7 të skuadrës së Rudi Garcia-s, e cila tashmë e sheh veten në vendin e parë me 23 pikë.

Ka ngjitur shkallët në renditje edhe Napoli, i cili pas fitores 2-0 ndaj Palermos e sheh veten në vendin e dytë, 2 pikë larg Romës kryesuese. Golat e 3 pikëve për napolitanët u shënuan nga Higuain dhe Mertens.

Surpriza e kësaj mesjave në kampionatin italian ishte Sasuolo, skuadër e cila mundi 1-0 kampionët e Juventusit me supergolin e Sansone-s.

Kjo është humbja e katërt për ekipin e Allegri-t, i cili është shumë larg skuadrës së 2 sezoneve të kaluara. Ndryshe nga bardhezinjtë, Milani regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe këtë e mori ndaj Kievos. Goli i Antonelli-t në pjesën e dytë e ngjit ekipin e Mihajlovic në kuotën e 16 pikëve.

The post Roma rimerr kreun e Serisë A; fiton Napoli e Milani, humbet Juventusi appeared first on Shqipmedia.

Gashi i përgjigjet lënies në stol, tripletë në ndeshjen e Kupës

$
0
0

Shkëlzen Gashi i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme zgjedhjes së trajnerit të Bazelit për ta lënë në tribunë në javët e fundit të kampionatit zviceran.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 1-5 të Bazelit ndaj modestëve të Muttenz, ndeshje e vlefshme për Kupën e Zvicrës.

Gashi shënoi tre gola,, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ai gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 35 të takimit, më pas në të 62 dhe 10 minuta më vonë, në të 72. Dy golat e tjerë për Bazelin u shënuan nga shqiptari tjetër, Albian Ajeti, në minutën e 75 dhe Hoegh.

Që me ardhjen e Fischer në stolin e kampionëve zviceran, Gashi nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Për këtë, trajneri ka marrë jo pak kritika dhe vërshëllima nga tifozët e skuadrës.

Megjithatë, Fischer ka një përgjigje për këtë. “Ne kemi 28 lojtarë në skuadër, por vetëm 18 grumbullohen për ndeshje. Edhe Kakitani nuk ishte pjesë e skuadrës. Nëse ju fitoni, atëherë jeni duke bërë gjithçka mirë”, tha trajneri i Baselit.

The post Gashi i përgjigjet lënies në stol, tripletë në ndeshjen e Kupës appeared first on Shqipmedia.

Uteran – KTV pjesa(epizodi) 823 – Perkthim shqip

Rezi dhe Pranvera nuk e fshehin dashurine e tyre

$
0
0

pranvera-rezi2

Historia e tyre e dashurisë nisi në sheshxhirimin e një filmi të ri të regjisorit Fatmir Koçi, dhe u finalizua me bashkëjetesë. Aktori i roleve të spikatura në show-n e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, pak pasi bëri publike lidhjen e tij me grimieren simpatike, Pranvera Metolli, hodhi hapin tjetër të zyrtarizimit të lidhjes, atë të fejesës. Tani ata bashkëjetojnë në një shtëpi, dhe janë një çift që bëjnë plane bashkë për të ardhmen.

pranvera-rezi1

Kështu që Rezi e ka në krah kudo, siç ishte dhe eventi për inagurimin e studiove të reja të “Top Channel”, që përkoi me ditëlindjen e pronarit të ndjerë, Dritan Hoxha. Rezi dhe Pranvera 21-vjeçare nuk e fshehin dashurinë e fortë që ndjenjë për njëri-tjetrin, pasi shkëmbejnë puthje e përqafime edhe në publik. Ata postojnë shpesh foto nga sheshxhirimi, ku e fejuara realizon efektet speciale të filmave aksion e horror, pasi është specializuar në Venecia për “make up artist”.

pranvera-rezi

Higuain në radarin e Arsenalit

$
0
0

Mediat anglez shkruajnë se bossi i “Topçinjve”, është gati të derdh në arkën e klubit italian 95 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Higuain, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2013 nga Real Madridi është duke kaluar nëpër një super forme dhe argjentinasi është në mesin e shënuesve më të mirë në Seria A.

Reprezentuesi argjentinas me napolitanët ka kontratë deri në vitin 2018, por siç raportojnë mediat në ishull, lojtari në fund të këtij sezoni mund të transferohet në Arsenal

The post Higuain në radarin e Arsenalit appeared first on Shqipmedia.

Hamilton, nga makinat te wrestling

$
0
0

Lewis Hamilton ndryshon për një moment profesion duke shkëmbyer pistat e garave me ringun e wrestling.

Britaniku, i saposhpallur kampion bote në Formulën 1, u pa teksa sfidoi një prej yjeve të këtij sporti në spektaklin sportiv të zhvilluar në Arena Meksiko dhe jo vetëm kaq, 30-vjeçari duket se e fitoi përballjen ndaj kundërshtarit të tij, duke shfaqur një tjetër aspekt të karakterit.

The post Hamilton, nga makinat te wrestling appeared first on Shqipmedia.


Tani mund ta bëni këtë në Facebook – FOTO

$
0
0

Facebook, rrjeti më i madh social në botë, ka filluar t’i lejojë përdoruesit që të ndryshojnë fotografinë e profilit me një video.

Deri më tani, Facebook i ka lejuar vetëm fotografitë të formatit JPEG dhe PNG që të përdoren si fotografi të profilit për përdoruesit.
Por, tani disa përdorues do të jenë në gjendje që të vendosin një video si fotografi të profilit në Facebook, transmeton lajmi.net.
Facebook ka filluar t’i lejojë disa përdorues të iPhone në Britani dhe SHBA të përdorin aplikacionin e Facebook për të ngarkuar një video 7-sekondëshe në formatin GIF si fotografi të profilit.

Veçoria e re për momentin është lejuar vetëm për disa përdorues të iPhone në disa zona të Britanisë dhe SHBA-së.
Kjo veçori është quajtur ‘videot e profilit nga Facebook’. Veçoria e lejon një përdorues të kapë një video 7-sekondëshe përmes aplikacionit për celularë dhe më pas ta përdorë atë si fotografi të profilit, e cila do të jetë e dukshme në formë lëvizëse për njerëzit të cilët e vizitojnë atë profil.
Pas përfundimit të fazës testuese, kjo veçori do të jetë në dispozicion për të gjithë.

The post Tani mund ta bëni këtë në Facebook – FOTO appeared first on Shqipmedia.

Seriali ME FAL – Epizodi 644

Orana: “Më shumë para ndahen për përkujdesjen e majmunëve se sa për shqiptarët”

$
0
0

Debat i nxehtë u zhvillua sot në Këshillin e Qyetit të Shkupit, lidhur me propozim – buxhetin për vitin e ardhshëm.

Këshilltari dhe nënkryetari i LSDM-së  Damjan Mançevski akuzoi kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski se edhe në buxhetin e vitin e ardhshëm ka vendosur si prioritet siç potencoi “luksin dhe komoditetin e Nikolla Gruevskit”.

Mançevski e pyeti Trajanovskin se si është e mundur që qyteti i Shkupit të ndajë buxhet të njëjtë për fasadat të stilit të barokut dhe për rindërtimin e shkollave.

“Vetëm në vitin e ardhshëm Koce Trajanovksi planifikon të harxhojë :
500 000 euro për rrugë  hyrëse përreth selisë së partisë të DMNE-së
Tre milion euro për fontana dhe sheshe
500 000 euro për projekte dhe fasada të barokut
Kurse në të njëjtën kohë ka planifikuar :
374 000 euro të turpshme për projekte lidhur me efikasitetin energjetik
vetëm 750 000 euro për ndërtimin e infrastrukturës komunale
dhe vini re, vetëm 500 000 euro për rindërtimin e shkollave, sallave dhe terreneve sportive. Do të thotë shumë e njëjtë sikur ajo që është ndarë për rrugët hyrëse në sheshin VMRO apo projektet për fasadat”.

Edhe këshilltari i opozitës Shqiptare në qytetin e Shkupit, Idriz Orana nga Partia Demokratike Shqiptare theksoi se sikur viteve të tjera, edhe këtë vit kemi të bëjmë me një buxhet antishqiptar.

Ai thotë se qyteti ka ndarë më shumë para për përkujdesjen e majmunit Koko, se sa për kremtimin e ditës së alfabetit.

“Kemi përkujdesjen për majmunin Koko, cili do të jetë në kopshtin zoologjik për të cilin parashihen 8 milion denarë , kurse për alfabetin ditën e alfabetit parashihen 2500 euro. Kjo nuk donë koment më tepër rreth kësaj se a është diskriminues apo jo “, tha Idriz Orana.

Por nga ana tjetër, këshilltari i BDI-së Qemal Musliu mohoi se buxheti është diskriminues, për shkak se sipas tij, me këtë projekt buxhet parashihen mjete materiale së pari për gjithë qytetin e Shkupit, por edhe për vendbanimet që t janë të banuara me shqiptarë.

“Kështu kisha me cek se vetëm në sferën e urbanizmit në territorin e komunës Çair, Butel , Shuto Orizatë dhe Saraj parashihen për projektet që do të realizohen mbi 320 milion denarë”, tha Qemal Musliu.

The post Orana: “Më shumë para ndahen për përkujdesjen e majmunëve se sa për shqiptarët” appeared first on Shqipmedia.

47 shqiptarë marrin vendime pune në spitalin e Kumanovës – VIDEO

$
0
0

Në spitalin e Kumanovës sot u pajisën me vendime rreth 100 të punësuar: mjekë dhe personel tjetër mjekësor. Ata sot i`u gëzuan vendimeve të punës, pas disa ditë të protestave që u organizuan për rregullimin e statusit të tyre.

Dhënia e vendimeve sipas drejtorisë së Spitalit është paraparë me miratimin e Ligjit për transformim të marrëdhënies së punës nga ana e Qeverisë. Drejtori i Spitalit, Arif Latifi theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për spitalin e Kumanovës.

“Ne deri tani në historinë e këtij Spitali. Nuk kemi pasur një punësim kaq të madh me një akt të madh”, tha Arif Latifi.

Visare Shaqiri, punonjëse e spitalit e Kumanovës thotë se ka punuar rreth 8 vite në spital për një rrogë prej 3.900 denarëve. Por ajo sot është e lumtur se rroga e saj do të rritet pasi që është ndër të punësuarat që ka zgjidhur statusin e saj të punës.

“Çdo ditë kemi shpresuar se do vijë me kohë se statusi e do të rregullohet , kanë kaluar konkurse dhe në ase një konkurs të mos punësohem por ja sot fati”, thotë Visare Shaqiri

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçja i pranishëm në këtë ngjarje theksoi se po vazhdon rritja e numrit të shqiptarëve në institucionet e shëndetësisë.

“Gjithashtu vlen të theksohet se numri i përgjithshëm i specializanteve që gjenden tash në specializim nga një numër 26 persona, 16 nga numri i tyre janë shqiptar”, kështu u shpreh Nasuf Ipçja.

Krahas drejtorit të Spitalit dhe sekretarit shtetëror të shëndetësisë, i pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, dhe ministri i vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani. Me ligjin e fundit të miratuar nga Parlamenti, mbi 3000 mijë të punësuar pa status të rregulluar pune në institucionet shtetërore dhe publike do të pajisen me vendime pune të përhershme.

The post 47 shqiptarë marrin vendime pune në spitalin e Kumanovës – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Gazetarja e bën “partall” Ilir Metën – VIDEO

$
0
0

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” ku ka folur për takimet që ka zhvilluar në këtë vend.
Meta ka zhvilluar një intervistë edhe për Zërin e Amerikës, mirëpo e ka ofenduar gazetaren e VOA’s, pasi ajo e ka pyetur në lidhje me faktin që shumë shqiptarë po marrin rrugën e emigrimit.

Arduta Dunellari, gazetare e VOA’s e ka pyetur Metën se a ndihet i prekur me faktin se shumë shqiptarë kanë marrë rrugët e emigrimit, ndërsa ai dhe klasa politike në Shqipëri shfaqin një nivel jetese tepër të lartë ndryshe nga popullsia në vend.

“Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën?! Unë nuk kam as makinë personale pasi këtë ma siguron shteti. Unë nuk e kuptoj se si ju merrni përsipër të flisni në emër të të gjithë shqiptarëve por gjithsesi mua më vlerësojnë shqiptarët”, ka thënë Meta.

“Mesa duket ju duhet të filloni gazetarinë nga e para”, i është drejtuar Meta gazetares Dunellari por kjo e fundit ka replikuar duke i thënë se “këtu jemi në SHBA dhe nuk ka pyetje të gabuara”.

The post Gazetarja e bën “partall” Ilir Metën – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Stilet e flokëve të meshkujve të famshëm – FOTO

$
0
0

Të gjithë ne kemi nga një idhull nga bota e show-bizit. Ky admirim ndaj tyre vjen për arsye të ndryshme, qoftë për stilin e tyre të jetesës, për marrëdhëniet e tyre me publikun, për paraqitjet publike, për veshjen, dukjen apo dhe për stilin e flokëve të tyre.

Për këtë të fundit kemi përzgjedhur një listë të personave të famshëm të gjinisë mashkullore që kujdesen shumë për flokun e tyre. E si të mos duken mirë me ato flokë kur prapa tyre qëndron një ekip i tërë parukierësh!

Megjithëse ka shumë të tillë, ne kemi bërë një përzgjedhje të shkurtër, e cila pa dyshim se do t’iu pëlqejë fillimisht femrave, por edhe meshkujve që dëshirojnë të kopjojnë stilin e flokëve të tyre për të “shënuar” me femra. /NGJYRA.COM/  

firizi jared2

Jared Leto

frizi kendrick1

Kendrick Lamar

firizi harry4

Harry Styles

frizi chris6

Chris Hemsworth

frizi james3

James Franco

frizi anderson7

Anderson Cooper

frizi david5

David Beckham

The post Stilet e flokëve të meshkujve të famshëm – FOTO appeared first on Shqipmedia.

Detaje rreth zjarrit në burgun e Tetovës – FOTO

$
0
0

Në orët e mbërmjes të ditës së sotme një zjarr ka shpërthyer në Burgun e Tetovës që ndodhet afër Sektorit për Punë të Brendëshme.
Informacionet jozyrtare tregojnë për pesë të lënduarnë mesin e tyre të bugosur dhe një puntorë I burgut, njofton Tv Koha.

Kryeshefi I ndihmës së shpejtë në Tetovë Gëzim Nuredini ka theksuar ndihmë mjekësore u është dhënë 5 personave pas zjarrit që shpertheu në burgun e Tetovës nga vendi i ngjarjes.

“Të njejtit nuk janë në rrezik për jetën dhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore”, tha Gëzim Nuredini, kryeshef I Ndihmës së Shpejtë në Tetovë..

Në mesin e tyre ka edhe një polic i punsuar ne burg të lënduar. Nga Policia e Tetovës vetëm kanë konfirmuar rastin duke na drejtuar tek autoritetet e burgut të Tetovës.

Zjarri I cili shpërtheu në burgun e Tetovës ka kaluar pa viktima ndërsa sipas informacioneve të njësisë së zjarrfikësve për një kohë të shkurtë është lokalizuar dhe vënë nën kontroll.
“Rreth orës 18 e 25 minuta kemi pranuar thirrje për zjarr në burgun e Tetovës.Mënjehrë kemi dalur në vendngjarje për një kohë të shkurtë ku kemi intervenuar me dy automjete dhe 5 zjarrfikës.Fillimisht zjarri kishte kapluar hapësirat e Bodrumit, tek sistemi I nxemjes qendrore.Nafta e cila përdoret për ngrohje në burg kishte filluar të shpërndahet nëpër bodrum, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe vënë në kontroll”, tha Uka Aliti, komandant I Brigadës së zjarrfikësve të Tetovë.

Sipas tij, gjatë shuarjes së zjarrit kanë ndihmuar edhe të burgosurit të cilët bashkë me zjarrfikësit kanë intervenuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Sipas informacioneve 5 të lënduarit pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar sërish në brug. Ata sipas informacioneeve të Tv Kohës, kanë marrë intoksim të lehtë nga tymi.
Autoritetet e burgut të Tetovës ende nuk kanë dalur me qëndrim rreth zjarrit të sontëm.

11986568_10153069429192181_5934905425278009256_n 11231266_10153069428607181_453538418380150670_n

The post Detaje rreth zjarrit në burgun e Tetovës – FOTO appeared first on Shqipmedia.


Hapa të tjerë drejt modernizmit të Forcave të Armatosura Shqiptare – FOTO

$
0
0

Forcës Ajrore i shtohen dy helikopterë të rinj për operacionet SAR (kërkim-shpëtim), ndërsa katër mjete të blinduara i shtohen Policisë Ushtarake.

Në Bazën Ajrore në Farkë është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të dy helikopterëve të rinj të tipit EC-145 në konfigurimin SAR (kërkim-shpëtim), si dhe katër mjeteve të blinduara të klasit “Lince” për Policinë Ushtarake. Ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdia, ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, z. Bernard Fitoussi, i ngarkuari me punë i Italisë Marcello Cavalcaselle, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke përshëndetur në këtë ceremoni, tha se përfundimi i programit të modernizimit të Forcës Ajrore me gjashtë helikopterët, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore të jetë një vlerë e shtuar, jo vetëm për garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njëjtën kohë ne do të kemi mundësi që të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme. Ndërkaq, znj. Kodheli vlerësoi edhe fuqizimin e Policisë Ushtarake me katër mjete të blinduara të klasës “Lince”.

Këto mjete, theksoi ajo, do të shërbejnë për të rritur kapacitetet teknike dhe operacionale të misionit dhe detyrave të Policisë Ushtarake, si dhe për të zhvilluar, kompletuar dhe rritur nivelin operacional të kësaj strukture për kryerjen e operacioneve të vështira në zona me rrezikshmëri të lartë e më gjerë. Me këtë rast, ministrja Kodheli ka falënderuar mbështetjen e aleatëve dhe miqve tanë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, por edhe të gjithë përfaqësuesit dhe trajnuesit e vendeve mike.

0a

0b

0c

0d

0e

The post Hapa të tjerë drejt modernizmit të Forcave të Armatosura Shqiptare – FOTO appeared first on Shqipmedia.

Aksident në magjistralen Gostivar – Kërçovë, vdes 25 vjeçari shqiptar – FOTO

Shqiptari rrahu grekun me këngë shqipe – VIDEO

$
0
0

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër

Kickboksieri profesionist shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në 72.5 kg, derisa para meçit ka kënduar këngëtari shqiptar Valton Krasniqi.

Gjatë tre rundeve, dy boksierët morën goditje të shumta, por ishte Vukshinaj ai që mori më shumë pikë nga juria duke arritur kështu fitore.

Mecin e radhës kickboksieri shqiptar do ta zhvillojë me 5 dhjetor.

The post Shqiptari rrahu grekun me këngë shqipe – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Besar Garipi, talenti i boksit nga Tetova që premton suksese

$
0
0

Nuk duhet të jesh i mirë për të filluar, duhet të fillosh e të bëhesh i mirë, shprehet për portalin Shqipmedia Besar Garipi, kampion për së dyti herë me radhë.

Tetova me sa duket ka shumë mungesë të organizimeve sportive, kryesisht atyre ne boks. Mirëpo talentët e rinjë nuk mungojnë, madje ata punojnë me pasion shumë të madh dhe me shpresë se do të vijë dita kur ky sport do të vlerësohet aq sa duhet.

Me datë 31.10.2015 në Shkup, u mbajt turneu i shumëpritur nga ana e dashamirësve të këtij sporti,ku kishte pjesmarës të shumtë. Kryesisht ishin 6 klube nga gjithë Maqedonia, 11 ndeshje dhe 22 boksier profesional.

Boksieri nga Tetova tani më i njohur nga dashamirësit e sportit, ariti qe ti mposht te gjithë kundërshtarët e tij dhe kështu të shpallet kampion i boksit në Maqedonin për vitin 2015. Ai thotë se nga momenti që ka mare ftesën per të qenë pjesë e turneut, ka punuar pa pushim, madje siç i pëlqen atij të thotë, se salla e sportit u shëndrrua në shtëpi për të, kurse trajneri si baba i dytë.

Gjithashtu duhet cekur se boksieri gjithë meritat e ksaj fitore dhe gjithë sukseve tjera në këtë lëmijë i’a dhuron trenerit të tij Halim Abazi nga klubi Shkëndija Boks.

Ndryshe Besar Garipi jeton në fshatin Leshnicë të komunës së Zhelinës ndërsa është maturant në shkollën e mesme “Wilson” në Tetovë. /Ardit Ramadani-Shqipmedia/

besar

besar2

besar-garipi

The post Besar Garipi, talenti i boksit nga Tetova që premton suksese appeared first on Shqipmedia.

Qytetarët në Maqedoni ankohen për rritjen e çmimeve – VIDEO

$
0
0

Qytetarët në Maqedoni vlerësojnë se vështirë po mbijetojnë dhe po kalojnë muajin për shkak të rrogave të ulta, dhe në anën tjetër standardit të lartë jetësor. Qytetarët theksojnë se mezi kalojnë muajin, ndërsa këtë situatë më rëndë e përjetojnë ata që janë me asistencë sociale apo edhe ata me rrogën e ulët minimale.

“Çmimet e produkteve ushqimore janë jashtëzakonisht të larta, por për prodhuesit janë shumë të ulëta, kur të marrësh të pyesësh qytetarët të cilët janë të papunësuar apo që janë në entin social që merr 1600 denarë në muaj çfarë produkte do të blejë, me çka do ushqehesh, 30 bukë do i kushtojnë 1600 denarë në muaj vetëm bukë për dy anëtarë e ku janë anëtarët tjerë”.

“Çmimet janë të volitshme, por rrogat janë të ulta, një pension minimal 50% është 7000 denarë , 13 mijë denarë, çka me bë me ato’’.

“Momentalisht janë reale mirëpo tash e bën papunësia e njerëzve dhe ato sa kanë mundësi blejnë, d.m.th. janë çmimet e mira varësisht xhepit”, kështu shprehen qytetarët.

Por me këtë situatë nuk janë të kënaqur edhe shitësit nëpër tregje. Shitësit e tregut të “Bit Pazarit” në Shkup thonë se biznesi i tyre po bëhet më i vështirë. Ata theksojnë se ka rënie të konsumatorëve, dhe kjo siç thonë ata është pasojë e krizës.

“Puna shkon nga pak, mirëpo me pas popullata pare më tepër shitje ka më tepër, por me një pension apo me një ndihmë sociale çka do të marrin, ku t’i çon përpara a rrymën me e paguajt e me hangër e me pi, se pazari nuk është shumë shtrenjtë, mirëpo popullata aq e kanë forcën edhe nuk ka aq shitje të madhe”, thotë një shitës.

Lidhja e Sindikatave në Maqedoni ka publikuar raportin lidhur me shportën konsumatore apo se sa para i duhen qytetarëve për një muaj për të mbijetuar me gjërat elementare jetësore. Për një familje katër anëtarëshe nevojiten mbi 32 mijë denarë apo mbi 500 euro për një muaj.

Sipas këtyre të dhënave për Shportën konsumatore, mbi 13 mijë denarë shkojnë për ushqim, mbi 10 mijë denarë për nevojat e shtëpisë, siç janë shërbimet komunale dhe harxhime tjera shtëpiake. Ndërsa pjesa tjetër e buxhetit shkon për transport dhe shërbime të tjera të përditshmërisë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, rroga mesatare neto në Maqedoni është rreth 21 mijë denarë. Nëse bëhet një krahasim me vlerën e shportës konsumatore dhe rrogës mestare, atëherë del se një familje me një rrogë neto i mungojnë edhe rreth 10 mijë denarë për të kaluar muajin.

The post Qytetarët në Maqedoni ankohen për rritjen e çmimeve – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Viewing all 546 articles
Browse latest View live