Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all 546 articles
Browse latest View live

Turqi, fitore e madhe e AK Partisë në zgjedhjet parlamentare

$
0
0

Në Turqi janë numëruar mbi 95 përqind të votave, dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare. Nga këto rezultate, AK Partia ka marrë 49.44 përqind me 316 deputetë.

Në Turqi janë numëruar mbi 96 përqind të votave, dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare. Nga këto rezultate, AK Partia ka marrë 49.38 përqind me 315 deputetë, raporton Anadaolu Agency (AA).

Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) deri më tani ka 25.35 përqind të votave, me 134 mandate.

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë 11.97 për qind të votave me 42 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.39 për qind, me 59 deputetë.

Ndërkohë 3.86 kanë marrë partitë e tjera të vogla, që nuk përkthehet në asnjë mandat deputeti.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.

Parlamenti turk ka gjithsej 550 vende, kurse pragu minimal që duhet kaluar partitë është 10 përqind. Për formimin e qeverisë nevojitet më shumë se gjysma e deputetëve, ose të paktën 276 përfaqësues.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues- 88, pastaj Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konja 14 deputetë.

AA po publikon sekondë pas sekonde për abonentët rezultatet e votimit nga të gjitha mjediset zgjedhore.

AA e cila ka krijuar edhe rrjetin e gazetarëve në të gjithë vendin, për të publikuar në mënyrën sa më të shpejtë rezultatet e zgjedhjeve ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme dhe ka përgatitur një ueb-faqe të veçantë.

Në adresën e internetit “secim.aa.com.tr” tregohen në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, gjithashtu rezultatet do të paraqiten të shoqëruara nën formën e hartave dhe të grafikëve.

The post Turqi, fitore e madhe e AK Partisë në zgjedhjet parlamentare appeared first on Shqipmedia.


Shkëndija u kthehet fitoreve – VIDEO

$
0
0

‘Kuqezinjtë’ kanë arsyetuar epitetin e favoritit kundër Bregallnicës, duke shënuar fitore 0:2 në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Duro në fillim të takimit patën pak problem të adaptohen në terenin e vështirë, mirëpo shpejtë konsoliduan rradhët dhe vendosën autoritet dhe dominim në fushë. Ibraimi solli kansojen e parë me serioze, mirëpo Kolev arrin të shpëtojë me intervenim të mrekullueshëm, ndërsa pak më vonë pas goditjes me kokë të Pollozhanit vendasit i shpëton fati, pasi topi përplaset në traversë. Ndryshim nuk pati deri në katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Todorovski harkon në zonë, Zhunior bllokohet, ndërsa në vazhdim Alimi nga afërsia shënon për epërsi 0:1. Pak më vonë Zhunior nxjer të vetmuar para portës Radeskin, mirëpo Kolev del në kohë dhe arrin të shpëtojë. Në start të pjesës së dytë sërisht top i mirë për Radeskin, mirëpo edhe një herë në situatë ballore anësori i Shkëndijës lejon që të intervenojë portieri vendas. Në minutën e 54 Besart Ibraimi lëshon një predhë të vërtetë nga goditja e dënimit, mirëpo topi përplaset në traversë, duke lënë të pandryshuar rezultatin. Disa minuta më vonë Zhunior sjell super aksion me disa kombinime të dyfishta, në fund Radeski vazhdon për brazilianin, mirëpo Kolev arrin të shpëtojë me intervenim të bukur. Fati i takimit u vulos në minutën e 73-të kur Todorovski sjell depërtim të bukur nga krahu i djatthë dhe asiston për Radeskin, i cili më në fund arrin të dërgojë topin pas shpinës së Kolevit, për rezultat 0:2. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija administroi sigurtë lojën, ndërsa vendasit kishin disa kanosje të pasuksesshme për të shënuar golin e nderit. Kështu ‘kuqezinjtë’ marrin fitoren e 10-të sezonale dhe me 32 pikë mbajnë hapin me Vardarin për kreun e tabelës.

BREGALLNICA-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)

Stadiumi ‘Nikolla Mantov’ në Koçani

Shikues: 1 000

Arbitër: Marjan Markoski

Arbitër anësorë: Kiril Negrieski dhe Zllate Lozanoski

Arbitra shtesë: Zoranço Temelkov dhe Marjan Eckoski

Delegat: Bllagoja Petrov

Golashënues: Alimi 41’, Radeski 73’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Todorovski, Pollozhani (Shkëndija)

Karton i kuq:

BREGALLNICA: Kolev, Hristov, Mitrev, Zdravkov, Nikovski (Stankoviq 13’), Bllazhevski, Tonev, Filipovski (Nacev 46’), Vellkovski (Iliev 71’), Kocev, Ristovski.

Trajner: Toni Jakimovski

SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Demiri, Radeski (Useini 76’), Zhunior, Totre (Bejtullai 81’), Ibraimi (Kirovski 79’), Rech, Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

LPFM – Java e XII
Bregalnica 0 – 2 Shkëndija
Metalurgu 0 – 1 Vardari
Rabotnicki 2 – 0 Mlladost
Renova 2 – 1 Sileks
Horizonti 0 – 0 Shkupi

The post Shkëndija u kthehet fitoreve – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Balaj shënon, Rijeka në vendin e parë – VIDEO

$
0
0

Skuadra e Bekim Balaj, Rijeka e ka mposhtur ekipin e Hajduk Splitit, si mysafir me rezultat 0-3.
Në këtë takim ishte aktivizuar gjatë gjithë lojës sulmuesi Bekim Balaj që ka qenë protagonist duke shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 50.
Sulmuesi shqiptar është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë. Goli i dytë u shënua nga Tomasov, i cili u largua nga loja në minutën e 80’, për ti lënë vend mesfushorit shqiptar Odise Roshi.
Skuadra e Rijekas ndodhet në poziten e parë me 31 pikë, dy më shumë se Hajduk Split.

The post Balaj shënon, Rijeka në vendin e parë – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Shikoni nga avioni ndotjen që bën Jugohromi – FOTOLAJM

Në Tetovë festohet fitorja e Erdoganit – VIDEO

Gostivari e “kalli” për fitoren e Erdoganit – VIDEO

Kjo është anija më e madhe në botë – FOTO dhe VIDEO

$
0
0

Ajo që do të shihni në vijim janë fotografitë e realizuara nga Alastair Philip Wiper, në Opko – një port në Korenë e Jugut – që prezantojnë ndërtimin e anijes më të madhe në botë, të quajtur Maersk Triple E.

Kompania Maersk, në vitin 2011, ka porositur nga Daewoo Shipping ndërtimin e 20 anijeve të tilla transportuese për një shumë prej 3.8 miliardë dollarësh.

Anija Triple E vjen me gjatësi prej 400 metrash, ndërkaq gjerësia e saj është 59 metra. Ajo është vetëm 3 metra më e gjatë dhe rreth 4 metra më e gjerë sesa paraardhësja e saj, e njohur me kodin E class.

anija rekord11

Një ndryshim kaq i vogël duket i parëndësishëm, mirëpo kur ia shtojmë kësaj shpjegimin se kjo anije e ka formën e shkronjës U dhe jo të asaj V, siç e kishte paraardhësja e saj, atëherë nënkuptohet se sasia që mund të bartë ajo është shumë më e madhe – në fakt, 2500 TEU kontinjerë më shumë se sa E class.

Përmasat e kësaj anije janë tëpër të mëdha për të kaluar nëpër Kanalin e Suezit, mirëpo ndër të tjera ajo do të shërbejë për transportin e mallrave nga ky kanal drejt Evropës dhe Azisë.

Kompania daneze Maersk ka paralajmëruar përdorimin e këtyre anijeve sidomos për eksporte kineze, që së fundi janë shtuar tejmase.

Tregu më i madh i kësaj kompanie janë kompanitë tregtare në Evropë dhe Azi – ndërsa posedon rreth 100 anije që shfrytëzohen vetëm për këtë linjë të transportit tregtar. /NGJYRA

anija rekord2anija rekord8anija rekord10anija rekord12anija rekord13anija rekord5anija rekord4anija rekord6anija rekord7anija rekord3

The post Kjo është anija më e madhe në botë – FOTO dhe VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Barcelona pa Messin në “El Clasico”

$
0
0

Lionel Messi do të mungojë në “El Clasico”. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, faza e riaftësimit të yllit argjentinas është duke ecur me hapa të ngadaltë. Terapitë intensive që po zhvillon sulmuesi duket se nuk po japin efektin e menjëhershëm te Messi

Nisur nga ky fakt, argjentinasi pritet të mungojë në supersfidën e 21 nëntorit përballë skuadrës së Realit të Madridit, takim i cili do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Messi u dëmtua në sfidën kundër Las Palmas më 25 shtator dhe rikuperimi i tij pritej të zgjaste gati 8 javë.

Stafi mjekësor i blaugranave po bën gjithcka për ta përshpejtuar rikuperimin e sulmuesit, por sipas informacioneve gjuri i lojtarit është ende i dobët dhe Leo nuk është në gjendje të vrapojë.

Duke qenë se shkalla e dëmtimit është e rëndë, riaftësimi i tij pritet të zgjasë më shumë se 2 muaj.

4-herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është grumbulluar as nga trajneri i Argjentinës, Tata Martino për ndeshjet e muajit Nëntor ndaj Kolumbisë dhe Brazilit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018″, pasi ky i fundit nuk ka dashur të rrezikojë 28-vjecarin.

Në “El Clasico” trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique do t’i duhet të përballet me një problem më tepër sepse ndaj Realit të Madridit mund të mos ketë në dispozicion lojtarin e tij më të mirë.

The post Barcelona pa Messin në “El Clasico” appeared first on Shqipmedia.


Sulmohet me “vezë” kryeministri Rama

$
0
0

Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë teksa dilte nga Universiteti i Shkencave Sociale.

6 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.2 lidhur me këtë incident.

Zona është rrethuar me shirita nga policia, e cila ka nisur hetimet, raporton Opinion.

Nga burimet në vendngjarje mesojne se veza ka rënë mbi makinën e kryeministrit.

The post Sulmohet me “vezë” kryeministri Rama appeared first on Shqipmedia.

Vetëvendosja sulmon me “vezë” kryeministrin Rama – VIDEO

$
0
0

Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë teksa dilte nga Universiteti i Shkencave Sociale.

6 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.2 lidhur me këtë incident.

Zona është rrethuar me shirita nga policia, e cila ka nisur hetimet, raporton Opinion.

Nga burimet në vendngjarje mesojne se veza ka rënë mbi makinën e kryeministrit.

​Disa nga studentët që qëlluan me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, vinin nga Kosova. Këta të rijnë protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë.

Tre të rinjtë nga Kosova janë aktivistë të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata janë Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

Tre kosovaret së bashku me koleget e tyre nga Shqipëria po mbahen në arrest nga autoritetet shqiptare.

12072659-10153276656470318-5459859174252086995-n 11745631-10203961041700223-3380094289548675244-n 1013786-10201257912588014-605384907-n

The post Vetëvendosja sulmon me “vezë” kryeministrin Rama – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

$
0
0

Shkup – Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë lirohen për 1 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në pajtim me vendimin, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 62 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 64,00 denarë për një litër. Çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 49.5 denarë për një litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 38 denarë./Shqipmedia

The post Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës appeared first on Shqipmedia.

Gostivar, shpërndahet hallvë për fitoren e Erdoganit – VIDEO

$
0
0

Festa e fitores të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet parlamentare në Turqi, në Gostivar ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Një grup qytetarësh gostivaras perpara ëmbëltores “Dehar” kanë përgatitur hallvë dhe të njejten më pas ua kanë shpërndarë kalimtarëve të rastit. Doan Purde, njëri nga organizatorët e ketij aktiviteti modest, thekson se ideja e përgatitjes së hallvës ka rrjedhur që para një muaji, atëhere kur ai me një grup shokësh kishin vendosur, që nëse në zgjedhjet e djeshme do te fitonte partia e kryetarit Erdogan, të pergatisin dhe shpërndajnë hallvë (lloj ëmbëlsire tradicionale) për qytetarët e Gostivarit, në shenjë gezimi për fitoren e AKP – së. Sipas tij kjo fitore e liderit turk është e një rëndësie të veçantë për të gjithë muslimanët, pasi siç thotë ai, Erdogan është lideri i vetëm në botë që kujdeset për muslimanët. Hallva ka filluar të shpërndaher nga ora 13, ndërsa në mesin e shumë qytetarëve i pranishëm ishte edhe ministri pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë, Furkan Çako. Me këtë rast ministri Cako theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm mes Maqedonisë dhe Turqisë do vazhdojë edhe më tej ndërsa ky bashkëpunim me rastin e fitores së partisë së Erdoganit, do të fuqizohet.

The post Gostivar, shpërndahet hallvë për fitoren e Erdoganit – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Seriali ME FAL – Promo Eizodi 647

Seriali ME FAL – Epizodi 646

Mesiç e promovoi librin e tij “Si është shkatërruar Jugosllavia”- VIDEO

$
0
0

Aspiratat e Maqedonisë për integrimin euroatlantik dhe kriza e refugjatëve në Maqedoni dhe Kroaci, ishin temat kryesore për të cilët biseduan Arifi dhe Mesiq. Kryetarja Arifi potencoi se anëtarësimi i Maqedonisë në BE mbetet prioritet strategjik i vendit.

“Para së gjithash interesimi për anëtarësimin në BE.E dyta të zgjidhen disa çështje aktuale, që shqetëson shumë vende evropiane – kriza e refugjatëve. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet vetëm duke u ndihmuar refugjatëve, atyre duhet t`u ndihmohet” – shprehet Stipe Mesiq – Ish-President i Kroacisë.

Ish- Presidenti kroat Stjepan Mesiq në USHT ka promovuar librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”. Për rëndësinë e këtij libri dhe faktet që jepen në të, folën drejtuesit dhe profesorët e këtij universiteti.

Në fjalën e tij në USHT, Stipe Mesiq, si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet dramatike që ndodhën në ish-Jugosllavi, hodhi dritë mbi ngjarjet që i paraprinë shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

“Pati shumë propozime se si të arrihet tek një marrëveshje e re politike, por të mënjanohet lufta dhe kjo është ajo, më të vjetrit kujtohen, kur ne kemi patur mbledhjen e fundit të kryesisë që u mbajt në Ohër, u përpoqëm që të arrijmë një marrëveshje të re politike sepse nëse askush nuk ishte i sigurtë vetëm me një pjesë të federatës, nuk e pranonte këtë, atëherë shkojmë në marrëveshje të re politike, por te kjo marrëveshje ishte e pamundur të arrihet sepse Millosheviqi i cili qëndronte në krye të Serbisë nuk donte, nuk donte as Federatë as Konfederatë. Ai dëshironte Serbinë e Madhe” – deklaron Stipe Mesiq – Ish-President i Kroacisë.

Në Prill të vitit 2012, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq u shpall Qytetar Nderi i Tetovës, kurse nesër në një seancë solemne të Këshillit të Komunës së Gostivarit, ai do të shpallet qytetar nderi edhe i këtij qyteti. Ndryshe gjatë qëndrimit në Tetovë ai ka qenë i shoqëruar nga Idriz Sulejmani, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kroaci garon për vendin e deputetit të rezervuar për pakicat kombëtare në Kroaci. /TvArt

The post Mesiç e promovoi librin e tij “Si është shkatërruar Jugosllavia”- VIDEO appeared first on Shqipmedia.


“Maqedonisë mund t’i ndodhë skenari i Ukrainës” (VIDEO)

$
0
0

Analisti Xhelal Neziri në emisionin 10 minuta të TV21, tha se me mosrespektimin e “Marrëveshjes së Përzhinos” mund të destabilizohet vendi. Sipas tij Maqedonisë mund ti ndodhë skenari i Ukrainës.
“Kjo strategji mendoj se do ta fus, ose do ta sjellë vendin para një rrezik shumë të madh, jo vetëm të pasigurisë ose destabilitetit politik, por edhe një rrezik shumë të madh të sigurisë. Ka gjasa që Maqedonisë ti ndodhë skenari Ukrainës. Ka gjasa që vendi të futet në ndasi të mëdha jo vetëm politike, por edhe ndëretnike, gjë që do të ishte një çmim i madh që do ta paguanin të gjithë qytetarët”.
Për prononcimin të dërguarit të posaçëm për çështjen e emrit Metju Nimic, se ka ardhur koha për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Neziri tha se në një situatë siç është Maqedonia, çështja e emrit mbetet një çështje dytësore.

“Në situate parazgjedhore siç është Maqedonia, nuk besoj se mund të ketë kompromis për emrin. Në Greqi kaluan zgjedhjet dhe Greqia pasi është në një fazë kur mund të pranoj kompromis mirëpo Maqedonia është në një turbulencë politike, me ç’rast çështja e emrit mbetet një çështje dytësore edhe pse është tepër e rëndësishme për ardhmërinë e vendit”.

Sipas Nezirit pas zgjedhjeve të prillit, të cilat, sipas tij duhen të jenë të lira dhe demokratike, qeveria e re do të ketë qetësi më të madhe politike që ti qaset më seriozisht çështjes së emrit.

The post “Maqedonisë mund t’i ndodhë skenari i Ukrainës” (VIDEO) appeared first on Shqipmedia.

Ndërtoi veturë me 25 mijë celularë – VIDEO

$
0
0

Artisti tajvanez, Lin Shih- Pao tashmë i ka vënë edhe dorën e fundit modelit të veturës të cilën ai e ka punuar duke përdorur mijëra celularë të ricikluar.

Lin Shih për këtë projekt ka shfrytëzuar 25.000 telefonë të ricikluar e duke bërë kështu që të shpenzojë kohë më muaj të tërë për të përfunduar dicka të bukur artistike të mrekullueshme.

53 vjecari ka shpenzuar 30,000$ për katër vitet e fundit duke udhëtuar në mbarë botën për të mbledhur mijëra telefona celularë të vjetër për t’i pastruar ata e më pas edhe për t’i shfrytëzuar në këtë mënyrë.

The post Ndërtoi veturë me 25 mijë celularë – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Lata ndryshon emërtimin por vazhdon ti quaj osmane – VIDEO

$
0
0

Pas apeleve të shumta të banorëve të Dibrës dhe reagimeve të shumta në opinion, kryetari i komunës Ruzhdi Lata ka vendosur që emërtimin “Varreza osmane” ta shndërroj në “Varreza të periudhës osmane”. Lata vazhdon të mbrojë dyshimet e tij se në këto varreza, prehen edhe shqiptarët të cilët kanë qenë besnik ndaj Perandorisë Osmane. Edhe përkundër ndryshimit të emërtimit, gabimet drejtshkrimore në tabelën e re të varrezave janë evidente.
“Për sa i takon ndryshimeve besoj që është i kuptueshëm dhe i dukshëm ngase ata varreza janë të një periudhe dhe sipas të gjithë dokumentacionit dhe mbishkrimeve të varura janë të periudhës osmane dhe duhet të quhen varrezat e periudhës osmane.Nëse dëshironi pak më shumë aty janë të varrosur njerëz shqiptar që kanë qenë lojal absolutisht të osmanlinjve që kanë marrë qypa me florinj dhe janë të varrosur aty dhe që sot ndoshta dikush dëshiron të kontestoj por realiteti është ky. Ju gjykoni se aty mund të jenë varrosur tradhtarët? Unë nuk kam jetuar në atë kohë, lojalët po. Të gjithë nuk mund të jenë tradhtarë, por si lojal i argumenton historia. A mund t’i themi jo?”, tha Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës.

Riemërtimi i varrezave erdhi pas reagimit të madh të qytetarëve të Dibrës, të cilët kundërshtuan shpor vendimin e kryetarit të të Komunës së Dibrës në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA. Banorët këmbëngulin se këto varreza u takojnë shqiptarëve dhe historia nuk mund të ndryshohet. Nga ana tjetër, Komuna e Dibrës i bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë në Komunë dhe bashkërisht të fillojnë procedurën për identifikimin e personave të varrosur në këto varreza të cilat i takojnë shekullit 16 dhe 17.

The post Lata ndryshon emërtimin por vazhdon ti quaj osmane – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Seriali ME FAL – Epizodi 647

ALARM: Sonte Tetova helmohet, mos dilni të lëvizni – FOTO

$
0
0

Në orët e pasdites matjet tregojnë se ndotja e ajrit në Tetovë është në nivel shumë të lartë. Në Tetovë koncentrimi i grimcave kancerogjene PM10 arrin mbi 800 mikrogram në një metër kub që është për 30 herë shumë se sa sasia e lejuar, transmeton portali Shqipmedia. Kështu që sonte pa arsyje mos dilni të lëvizni, mos hapni dritaret.

Ndërkohë Tetova zyrtarisht vazhdon të jetë qyteti me ajrin më të ndotur në botë të konstatuara nga faqjet e specilazuara botërore./Shqipmedia

KLIKO MBI FOTO PER TE ZMADHUAR
10385501_508160716017131_5096653160456203617_n

The post ALARM: Sonte Tetova helmohet, mos dilni të lëvizni – FOTO appeared first on Shqipmedia.

Viewing all 546 articles
Browse latest View live