Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all 546 articles
Browse latest View live

S’kanë fund çmenduritë e kësaj qeverisje!

$
0
0

Abdylmenaf  Bexheti

Emra të përvetshëm për institucione të ,,përgjithshme,,!

Nuk më befason veprimi i tyre por heshtja jonë! Sikur asgje nuk ndodhë!
(Jo)Rastësisht marrë një ftesë nga një mikë për një takim diku te ,,Pallati,, i ministrisë së jashme me emërtim të përvetshëm vetëm në maqedonishtë dhe anglisht (Pallata Boris Serafov), mbase për të më provokuar për këtë fushatë të re/vjetër!

Ky ,,infektim,, me emra të ,,herojve të VMRO-së,, ka filluar me të madhe mu në zemër të Shkupit të Nënë Terezës! Vëndosen pllakata dygjuhësore (gjuha e dytë anglishte), edhepse Kushtetuta detyron për gjuhën shqipe si të dytë! Edfhe atë me paratë tona!

Ku është kufiri i çmendurive të kësaj garniture? Ku janë ,,trimat,, tanë-,,Gjithmonë faqe zi,,?

Para ca ditësh dërgova disa afarist/partner kinez te ,,Muzeu,, i pandryçuar i Nënë Terezës dhe kërkova nga rrojtari në ora 18,00 ti aktivizojë dritat dhe mu përgjigjë se ishin djegur dhe skishte drita! I sinqert ishte i shkreti se kur i thashe merrni disa prej ,,te kali,, karshi, mblodhi supet në shenjë të pamundësisë. Mbase se kuptoi se ishte metaforë kërkesa ime! Përderisa te Nënë Tereza kursejm drita, ,,Kryqi i Mileniumit,, kuajt e ,,heronjëve,, apo plakat e shëtitores me shadërvanë te ,,kali i Madhë,, e gjithandej nëpër Shkup ndryçojn pandalë!!!

Shumë keqë për normalizimin tonë me abnormalitetin. Për imunitetin tonë ndaj servilitetit. Për përvetësimin e të përgjithshmes dhe përgjithësimin e të veçantës! Keq e më keq!

Zoti na ndihmoft!

The post S’kanë fund çmenduritë e kësaj qeverisje! appeared first on Shqipmedia.


Shkëndija – Vardar për Kupë, ja ku do të luajnë ndeshjen tetovarët

$
0
0
Çerekfinalja e Kupës së Maqedonisë do të përplasë Shkëndijën me Vardarin e Shkupit, dy pretendentët më të mëdhenj për titujt vendor. Ndeshja e parë luhet si ‘vendas’, ndërsa revanshi në fushë të Vardarit.
Sot në zyrat e FFM-së në Shkup është hedhur shorti për dyshet e fazës së çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija ka tërhequr Vardarin dhe përmes dy takimeve me konkurentin më të madh do të kërkohet vazhdimi i garave në këtë kompeticion, ku njëjtë si në kampionat edhe këtu kërkohet trofeu.

Terminet e zhvillimit të ndeshjeve do të vërtetohen edhe një herë, por sipas gjithë gjasave takimi i parë në ‘fushë’ të Shkëndijës do të luhet më 25 nëntor në orën 13:00, ndërsa takimi i kthimit duhet të jetë në program më 2 dhjetor në Shkup.

Kujtojmë se trofeu i Kupës së Maqedonisë është i vetmi që mungon në vitrinat e Shkëndijës.

Ndryshe, ndeshja e parë me Vardarin sipas të gjitha gjasave do të luhet në Tetovë pasi deri atëhere do të përfundojë pjesa e parë e renovimit të stadiumit të Tetovës ashtu siç kanë njoftuar nga komuna e Tetovës disa ditë më parë njofton Shqipmedia.

The post Shkëndija – Vardar për Kupë, ja ku do të luajnë ndeshjen tetovarët appeared first on Shqipmedia.

Izairi, përsëri konfuz. Nuk ka përgjigje konkrete për ndotjen në Tetovë! – VIDEO

$
0
0

Derisa tetovarët presin zgjidhje emergjente dhe konkrete për ndotjen masive në rajonin e Tetovës, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi nuk ka përgjigje konkrete se a do të mbyllet ose jo ndotësi kryesor kombinati metalurgjik “Jugohrom”.

Ministri Izairi i’u shmang këtij problemi, duke dhënë një përgjigje më gjithëpërfshirëse.

‘’Faktorët që ndikojnë në ndotjen janë të shumëfishtë , duke u nisur nga energjetika deri te ato që janë personale, ndikon edhe amvisëria, ndikon edhe komunikacioni, ndikon edhe industria përveç industrisë së rëndë e kështu me radhë. Sa më parë ne ta kuptojmë se kush është ndikues, indikator në atë ndotje, aq më lehtë do e kemi për ta zgjidh si problem edhe në rastin e Tetovës edhe të Shkupit edhe në rastin e Kërçovës edhe në rastin e Kavadarcit, ne i kemi indikatorët që bëjnë ndotje por kemi edhe shumë faktorë të tjerë për shkak të kushteve klimatike të tanishme që ndikojnë në ndotjen e ajrit’’, tha Izairi.

Ministri Izairi ka theksuar se vendimin për rastin e “Jugohromit” duhet ta marrë Qeveria dhe se ministria që drejton ai ka bërë një kërkesë për mbylljen e këtij gjiganti ndotës.

Ndërkohë, banorët e Tetovës vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje , duke ritheksuar kërkesat për mbylljen e kombinatit metalurgjik “Jugohrom”.

Arianit Xhaferi nga organizata “Ekogerilla” nuk përjashton protesta, në rast se nuk ka zgjidhje gjatë kësaj periudhe të dimrit, të mos ketë zgjidhje për problemin e ndotjes.

“Do të doja që ti bëjë një thirrje që nga këtu ministrit të mjedisit Nurhan Izairit i cili është pikërisht nga Tetova, që është e pafalshme të jesh ministër i ekologjisë dhe Tetova të jetë qyteti më i ndotur në botë, është e pa falshme”, thotë Arianit Xhaferi.

Sipas të dhënave të Institutit “Numbeo” që ka të bëjë me ndotjen dhe kushtet e jetës, Tetovës radhitet si një ndër vendbanimet me ajër më të ndotur në botë. Grimcat toksike “Pm10” në Tetovë gjatë sezonit të dimrit të kaluar kanë arritur shifra të larta deri në nivelin 988, shifër kjo e cila është 20 herë më e lartë se ajo që është e lejuar.

The post Izairi, përsëri konfuz. Nuk ka përgjigje konkrete për ndotjen në Tetovë! – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

Pasojat nga ndotja e ajrit

$
0
0

2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2.

Dioksidi i karbonit është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjellë numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale, e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, 223 000 njerëz në vitin 2010 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren etj. Në zonat urbane nivelet e PM-së janë më të larta. Ekspozimi i tepërt ndaj grimcave të larta të PM-së rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe probleme me frymëmarrjen, po ashtu edhe kancer në mushkëri.

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën.


Ne edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla të Ballkanit, në sipërfaqe dhe numër, kemi koeficientin më të lartë të ndotjes mjedisore, dhe kjo vjen si shkak i një kaosi total gjithpërfshirës, që na identifikon më së miri nga shumë vende të tjera të botës. Problemet kryesisht lidhen me infrastrukturën e rrugëve, ka rrugë të pashtruara pa fund, me aktivitetet ndërtimore të pakontrolluara, me rritjen e shpejtë të numrit të automjeteve gjatë ketyre viteve të fundit, me gjeneratorët me naftë dhe mbi të gjitha, nga mungesa e hapësirave të gjelbëra dhe shkatërrimi ditë pas dite i atyre ekzistuese. Pra, neqoftëse në mbarë botën përballë sfidave ekologjike po flitet dhe po konkretizohen plane mjedisore në favor të shtimit të parqeve apo hapësirave të gjelbëra, ne ende vazhdojmë të veprojmë në kah të kundërt. Jemi në një progression të zhdrejtë me natyrën, veten edhe botën sepse po vazhdojmë ende të sulmojmë natyrën, dhe qytetari shqiptar me sa duket po vazhdon të vuajë pasojat e një tranzicioni kombëtar që nuk po mbaron kurrë!
Përballë këtyre treguesve alarmmantë botërorë le të bëjmë një analizë të thjeshtë të situatës sonë mjedisore për të kuptuar më mirë se kush është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe cila është gjendja aktuale. A duhet të shqetësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të menjëhershme apo problemi nuk është koherent?!

Le të fillojmë thjesht të flasim për problemin, të kuptojmë rëndësinë e edukimit mjedisor dhe rolin e tij në shoqëri. Të ndërgjegjësohemi se edhe ne mund të ndryshojmë. Të mos të vazhdojmë të bëhemi shkak i shkurtimit të jetëgjatësisë sonë në pavetëdije.

Sot është momenti që të flasim për atë që askush më parë nuk ka dashur të flasë dhe që ende nuk po flet, le të mos humbim më kohë sepse….Jeta është shumë e shkurtër për të pritur shumë gjatë!

Tetova qyteti më i ndotur në botë

Tetova sot është qyteti më i ndotur në botë. Sipas faqes së internetit Numbeo, Tetova është e para në listë. Qyteti ka një indeks prej 101.35 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër. Kjo është disa herë më shumë se në Pekin, Sao Paulo dhe shumë kryeqytete të tjera të botës.

Në këtë ueb faqe çdo ditë publikohet një listë e matjeve të vazhdueshme të ndotjes së ajrit në botë.

The post Pasojat nga ndotja e ajrit appeared first on Shqipmedia.

Enca Haxhia tregon se cilit besim fetar i përket

$
0
0

Këngëtarja që përjeton ditët e famshe të saja është rrëfyer në “Snapchat” pyetjeve të fansave të saja. Në pyetjen se cilit besim fetar i takon Enca është përgjigjur se është Orthodokse. E çuditshme kjo pasi mbiemri i saj është Haxhija një mbiemër i shpeshtë mysliman.

Në pyetje se pse shpesh folën në dialektin kosovarë Enca thotë se kohën e fundit shumë është e angazhuar në këtë shtet prandaj ndodh ajo, transmeton Shqipmedia.

Ndryshe Enca Haxhia ka treguar se për Krishtlindje do të jetë në Amerikë./Shqipmedia

The post Enca Haxhia tregon se cilit besim fetar i përket appeared first on Shqipmedia.

Ja sa kushton kopja e iPhone 6s

$
0
0

Një model i klonuar i iPhone 6s është eksporti më i ri nga Kina dhe nga jashtë duket tepër identik me modelin e fundit të telefonit nga Apple.

Kjo ide sju ka pëlqyer aspak dizenjerëve të Apple dhe pse janë të vetëdishëm për dallimin e madh të këtyre dy pajisjeve, dhe përpos karakteristikave që nuk janë të njëjta edhe kostoja e tyre është tërësisht e ndryshme.

Ndërsa telefoni i ri i Apple shitet për 649 dollarë si model fillestar, versioni kinez i iPhone 6s shitet për rreth 35 dollarë.

Por duhet të dihet se nëse vendosni ta bleni versionin kinez të iPhone 6s, ju do të merrni vetëm 4GB memorie të brendshme, procesor shumë të ngadalshëm dhe rezolucion të varfër.

Viewing all 546 articles
Browse latest View live