Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Nis superliga shqiptare, stadiumet ngelin problem

$
0
0

Partizani-Laçi është ndeshja që do të çel siparin e Superligës, kampionatit të 77-te kombëtar të futbollit.

Superliga shqiptare këtë sezon prit sërish të jetë një garë katërshe për titull, Skënderbeu, Tirana, Partizani e Kukësi, teksa Laçi e Flamurtari pretendojnë të jenë surprizat e sezonit.

Këtë sezon do të jete edhe Tërbuni, skuadër e cila provon për herë të parë në historinë e saj shijen e futbollit që vlen.

Ky sezon futbollistik nis mes “hallit” të përhershëm të stadiumeve. Rikonstruksioni i disa fushave në këto momente ka bërë që Flamurtari të “migrojë” në Fier për ta pritur aty kundërshtarin e parë në sezonin e ri, Teutën.

Derbi i bregdetarëve do të luhet në stadiumin fierakte shtunën në orën 17:00. Një zgjedhje e mirë kjo për tifozët vlonjatë, duke parë afërsinë gjeografike.

Problem mbetet dhe stadiumi i Pukës. Ende nuk ka një vendim të FSHF-së për vendin e zhvillimit të ndeshjes Tërbuni-Tirana. Pukjanët pretendojnë se me ndërhyrjet e bëra të stadiumin e tyre kanë përmbushur kërkesat e vendosura nga federata. Kjo e fundit do të bëjë një tjetër vëzhgim të situatës në stadiumin “Ismail Xhemali” për të thënë fjalën e fundit.

Burime nga FSHF-ja thonë se vështirë të luhet javën e parë në Pukë, ndërkohë që përflitet se stadiumi “Qemal Stafa” mund të jetë arena e debutimit në superiore për Tërbunin.

Problem ka edhe stadiumi i Shkodrës nën ristrukturim, ashtu si dhe ai i Laçit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546